Informacione Bazë Që Duhet T’i Dini Për Dhimbjet e Veshkave

Shëndeti i Veshkave dhe Kujdesi që Duhet Të Tregoni. Foto: Flickr

Veshkat kanë përgjegjësi të madhe në organizëm. Ato filtrojnë gjakun, pastrojnë organizmin, prodhojnë hormone, dhe ruajnë ekuilibrat e mineraleve dhe lëngjeve.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse njeriu nuk përkujdeset për to, pasojat do të jenë të rënda.

Zakonisht, njerëzit neglizhojnë shëndetin duke u ushqyer keq dhe duke anashkaluar rëndësinë e ushqyerjes për shëndetin e veshkave dhe jo vetëm.

Dhimbjet e Veshkave

Dhimbja e veshkave shfaqet ngadalë por edhe maskohet si mpirje.

Ajo shfaqet kryesisht në njërën anë krah pjesës së sipërme të barkut.

Veshkat ndodhen në pjesët anësore të mesit.

Në pjesën më të madhe të rasteve, sëmundjet prekin vetëm njërën veshkë.

Dhimbjet e veshkave shoqërohen shpesh me temperaturë dhe simptoma urinare.

Shkaqet e Dhimbjeve të Veshkave

Ekspertët e AgroWeb.org thonë disa prej shkaqeve kryesore të dhimbjeve janë:

Hemoragjia

Tromboza

Enjtja e veshkave për shkak të mosurinimit

Tumoret

Cistet,

Infeksionet,

Gurët në veshka.

Këto të fundit shkaktojnë dhimbje kur nisin të dalin jashtë organit.

Ka raste, veçanërisht në ato të kancerit, kur sëmundjet nuk shkaktojnë dhimbje të veshkave.

Kur Duhet të Shkoni Tek Mjeku?

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se rastet kur duhet të shkoni menjëherë tek mjeku janë:

Dhimbje e fortë, e vazhdueshme në njërën anë të mesit.

Temperaturë, dhimbje të trupit dhe lodhje;

Keni kaluar një infeksion urinar.

Ju duhet të shkoni menjëherë në urgjencë nëse dhimbja është e padurueshme, ndonëse nuk ka grimca gjaku në urinën tuaj.

Gabimet Që Shkaktojnë Dëmtime të Pariparueshme të Veshkave

Mësoni disa prej gabimeve që shkaktojnë dëmtime të forta në veshka.

Dehidratimi

Gabimi i parë që njerëzit bëjnë shpesh është se nuk pijnë shumë ujë.

Ekspertët këshillojnë pirjen e të paktën 8 gotave me ujë çdo ditë.

Kjo sasi do të mundësojë filtrimin e duhur të gjakut, eliminimin e toksinave dhe mbetjeve nga organizmi.

Kripa

Kripa e tepërt rrit tensionin e gjakut dhe shkakton stres tek veshkat.

Konsumi i tepruar i saj mund të shkaktojë probleme të rënda.

Mungesat e Mineraleve dhe Vitaminave

Një regjim i varfër në vitamina e minerale mund të nxisë formimin e gurëve në veshka dhe sëmundjeve të veshkave.

Ekspertët këshillojnë konsumin e më shumë frutave, perimeve dhe vakteve të shëndetshme.

Mishi

Konsumi i lartë i mishit mund të shkaktojë grumbullimin e tepërt të proteinave të përpunuara në organizëm.

Barra është shumë e rëndë për veshkat dhe shkakton punë ‘pa orar’ për to..

Kafeina

Ndikimi i kafesë në organizëm është i njëjtë me kripën.

Ajo rrit tensionin e gjakut dhe shkakton dëme të forta me kalimin e kohës.

Medikamentet

Medikamentet kundër dhimbjeve mund të kenë një ndikim shumë të rrezikshëm në organizëm dhe veçanërisht në veshka.

Ekspertë thonë se njeriu duhet të frenohet nga dëshira për të përdorur medikamente pa karar.

Abuzimi me Alkolin

Pirja e tepruar e alkolit shkakton një tension të lartë në veshka dhe eventualisht dëmtim të parikuperueshëm të tyre.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: