Humbja ndaj Veronës, flet Sarri

“Në fillim dua vetëm që t’i bëj komplimentet e mia Veronës, e cila e fitoi këtë ndeshje me zemër, me shpirt, një dedikim i jashtëzakonshëm për të fituar ndeshjen dhe në fund e merituan. Ndërsa ne, nëse vazhdojmë të bëjmë këto gabime sipërfaqësore, pasi ende tani nuk arrij ta kuptoj se si e pësuam atë gol barazimi, ka rrezik që të përfundojmë keq në vazhdim, sepse nuk ka asnjë ndeshje të lehtë dhe asnjë ekip që do të na hapë portën neve”.

Mauricio Sarri ishte thjesht i tronditur pas disfatës së mbrëmjes së djeshme dhe sigurisht që këtë herë sinjalet e alarmit kanë rënë të gjithë, pasi Juventusi sot në mbrëmje rrezikon që të nisë të dridhet, nëse Interi fiton derbin kundër Milanit.

“Nuk jam i trembur, por më vjen shumë keq për arsyen e këtyre diferencave në rezultat dhe sidomos në rendimentin që ne shfaqim në fushë, mes ndeshjeve që luajmë në shtëpi dhe këtyre në transfertë. Diçka e tillë është një sindromë shumë e rrezikshme, të cilën duhet të nisim ta analizojmë dhe mbi të gjitha ta kurojmë, por ndoshta edhe unë kam fajet e mia.

Problem taktik? Çfarë flisni… Nëse nuk e ke kokën mbi shpatulla kur zbret në fushën e lojës dhe për më shumë kur je në avantazh, më thoni ju ku qëndron taktika këtu?! Problemi është i gjithi psikologjik, sepse të provosh finte në hyrje të zonës tënde, ndërsa ke një ekip që të paralajmëron me një presing mbytës në 30 minutat e para, kjo konfirmon atë që them unë. Jemi sipërfaqësorë dhe nëse këto çmendurira vazhdojmë t’i bëjmë, do të përfundojmë keq”.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: