‘Derby della Madonnina’ luhet sonte – qyteti i Milanos gati për spektaklin e madh

Në ‘qytetin e modës’, Inter dhe Milan do të kontestojnë njëra tjetrën, për tri pikët e radhës në Serie A.

‘Zikaltrit’ e Antonio Conte do të kenë shtesë, pas gabimit të Juventus mbrëmë, pasi tash kanë mundësinë të barazohen me pikë me ‘Zonjën e vjetër’.

Në anën tjetër, ‘Rossoneri’ kanë gjetur një formë të mirë nën 4-4-2-shin e Stefano Pioli, pas ardhjes së Zlatan Ibrahimovic, dhe do të synojnë fitoren kundër rivalit lokal, të cilin kanë tri ndeshje radhazi pa e mposhtur.

Inter në këtë ndeshje futet nga pozita e dytë në tabelë, me 51 pikë të grumbulluara, kurse Milan qëndron larg në klasifikimin e Serie A, duke u pozicionuar në vendin e tetë, me 32 pikë në 22 xhiro.

Ndeshja mes Inter dhe Milan do të luhet sonte me fillim nga ora 20:45, dhe do të jetë e vlefshme për xhiron e 23-të në kampionatin elitar të futbollit italian Serie A.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share