Spektakël golash në Leverkusen, dështon Dortmundi

Borussia Dortmund ka dështuar për të fituar në BayArena kundër Bayer 04 Leverkusen, duke bërë kështu një hap fals drejt titullit në Gjermani.

Spektakël golas në Leverkusen këtë mbrëmje ku në momentet e fundit ka fituar Bayer Leverkusen, duke i bërë kështu problem Dortmundit në garën e tyre për titull në Bundesligë.

Kevin Volland do t’ia jepte epërsinë Leverkusenit në minutën e 20 të ndeshjes por që pas dy minutave barazoi në minutën e 22-të me Mats Hummels.

Emre Can do t’ia jepte epërsinë Dortmundit me një supergol në minutën e 33-të nga rreth 30 metra largësi për ta kaluar në epërsi Dortmundin në këtë ndeshje për herë të parë.

E kur mendohej që Dortmund do të shkonte në pushim të pjesës së parë në epërsi, në minutën e 43-të Volland do të shënonte përsëri për Bayerin për rezultatin 2-2.

Në pjesën e dytë Dortmundi arriti të shënonte në minutën e 65-të me Raphael Guerreiro për rezultat 2-3.

Por, Leverkusen fillon që të bëj presion që rezultoi më sukses.

Ata e përmbysën Dortmundin me dy gola për dy minuta. Fillimisht ishte Leon Bailey që shënoi në minutën e 81-të, kurse goli i katër i Bayerit erdhi në minutën e 82-të për Lars Bender, gol që ia dha tri pikë Leverkusenit, pikë që e fusin në garë faramaceutikët për në Ligën e Kampionëve.

Bayern tani ka 37 pikë dhe është në vendin e pestë, dy më pak se Dortmundi dhe Borussia Monchengladbach që ndajnë pozitat 3 dhe katër me nga 39 pikë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: