Ushtari vrau 20 persona, policia mësyn qendrën tregtare ku është fshehur

Një ushtar tajlandez hapi zjarr në një tempull budist dhe në një qendër tregtare, në qytetin Nakhon në verilindje të Bangkokut, Tajlandë duke lënë të paktën 20 persona të vdekur dhe shumë të plagosur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes tha se ushtari i identifikuar si Jakraphanth Thomma, kishte sulmuar fillimisht eprorin e tij, më pas kishte vjedhur një armë.

I dyshuari vazhdoi sulmin e tij në një qendër tregtare, ku ai tani besohet të jetë fshehur.

Trupat dhe oficerët e policisë mësynë qendrën tregtare në mënyrë që të kërkojnë të dyshuarin dhe të ndihmojnë ata të bllokuar brenda. Gjatë mbrëmjes kishte raporte sporadike për të shtëna armë të mëtejshme, që zgjatën në orët e para të mëngjesit. E fundit duket se ishte një përpjekje e personit të armatosur për të shpëtuar përmes pjesës së pasme të ndërtesës.

Bangkok Post raportoi më herët se i dyshuari, i cili tha se ishte 32 vjeç, kishte marrë pengje, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht. Nëna e të dyshuarit u soll gjithashtu në qendrën tregtare për të provuar ta bindnin që të hiqte dorë.

Ministri i Shëndetit Publik Anutin Charnvirakul konfirmoi se 16 persona kishin vdekur në vendin e të shtënave dhe katër të tjerë vdiqën më vonë në spital. Gjithsej 31 persona janë lënduar, me 10 prej tyre në një gjendje kritike.

Ndërsa kryente sulmin ai postoi edhe video në Facebook, ndërsa më vonë postoi edhe një foto të veten duke mbajtur një pushkë në dorë, me diçiturën “Jam kaq i lodhur…”. Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. /Opinion

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share