Komuna e Gostivarit shpërblen nxënësit më të mirë të Gostivarit

Komuna e Gostivarit ka ndarë nga pesë mijë denarë për pesë nxënësit më të mirë të Gostivarit shpallja e të cilëve u bë me 23 dhjetor, në ditën e Komunës së Gostivarit. Fjolla Zendeli, Kostanca Bilibiloska, Nusejba Hanxhi, Behra Beqiri dhe Ilina Dimitrievska shpërblimin e kanë pranuar nga vetë kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili të njejtat i priti në kabinetin e tij.

Ai me këtë rast nënvizoi se kjo është hera e parë që pushteti lokal i Gostivarit shpërblen nxënësit më të mirë, ndërsa nga ky vit, do të ketë edhe dhjetë bursa për po aq nxënës nga territori i Gostivarit.

Fjolla Zendeli, u zgjodh nxënësja më e mirë te shkolla e mesme e gjimnazit te paralelet shqiptare, Kostanca Bilibiloska, te po e njejta shkollë te paralelet me mësim në gjuhën maqedonase, Nusejba Hanxhi, te shkolla e mesme e mjekësisë te paralalelet me mësim në gjuhën turke, Behra Beqiri nga shkollat fillore me mësim te paralaelet në gjuhën shqipe, e cila vjen nga shkolla fillore “Faik Konica” e fshatit Debresh dhe Ilina Dimitrievska te paralelet me mësim në gjuhën maqedone te shkollat fillore, e cila vjen nga shkolla fillore “Goce Dellcev”. Ata kanë falenderua kryetarin Taravari dhe Komunën e Gostivarit për këtë vlerësim, duke shtuar se kjo do të jetë një stimul shtesë gjatë jetës së tyre për të korrur sukses të reja.

Kjo ishte hera e parë në qytetin e Gostivarit, që bëhet përzgjedhja e nxënësve më të mirë të shkollave fillore dhe të mesme publike. Për përzgjedhjen e nxënësve më të mirë, komuna e Gostvarit formoi edhe një komision pesë antarësh në përbërje të dy mësimdhënësve shqiptarë, një mësimdhënësi maqedonas dhe një të nacionalitetit turk dhe udhëheqëses së Sketorit për Arsim pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe.

Kryetari i komunës Arben Taravari sot gjithashtu paralajmëroi se kanë filluar procedurat për shpalljen e dhjetë bursave për nxënës, të cilët tregojnë sukses të mirë në shkollë, ndërsa vijnë nga familje të varfra.

Dëshira ime është që nga viti i ardhshëm të sigurojmë bursa të tilla, mund edhe mbi 20 bursa, për atë se konsideroj se komuna duhet të ndikojë edhe drejtpërdrejtë të motivojë të rinjtë të arsimohen. Shpresoj se këtë shembull do ta ndjekin edhe komunat tjera”, u shpreh Taravari.

Në këtë mënyrë, siç shtoi kryetari i komunës, ata do të stimulohen që të vazhdojnë angazhimin e tyre në shkolla.

Ndonëse kjo është një shumë simbolike, ne ende duam ta vlerësojmë disi punën dhe përkushtimin e tyre, si dhe t’i motivojmë ata që të vazhdojnë të mësojnë më shumë”, u shpreh kryetari i komunës Taravari, gjatë pritjes së tyre në zyrën e tij.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share