Komuna e Gostivarit furnizohet me makine per ndriçim publik !

Kamioneta është grant nga Banka Botërore, ndërsa për sigurimin e së njejtës një pjesë të mjeteve i ka paguar Komuna e Gostivarit.

Gjatë promovimit të paisjes, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, tha se kamioneta do t’i shërbejë mjaftë Gostivarit dhe të njejtën do të mund ta përdorin edhe ndërmarrjet publike të qytetit.

Kryetari Taravari tha se kamioneta e re do të shërben edhe për ndërhyrje në ndiçimin publik. Ai sqaroi se për një periudhë të shkurtër në territorin e Gostivarit janë ndërruar mbi 14 mijë llampa elektrike dhe të njejtit janë me llampa led me çka shpenzohet shumë në harxhimin e energjisë elektrike.

Komuna e Gostivarit para dy muajsh u pajis edhe me një eskavator të ri i cili kushtonte 100 mijë euro.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share