Ndalohet inspektori tatimor i DHP-së në Gostivar, mori ryshfet

Sot rreth orës 12:30 në rrugën “Kej Vardar” në Gostivar, policia e Gostivarit ka arrestuar inspektorin e Drejtorisë të Hyrave Publike M.A. (38 vjeç ) për shkak se ka marrë rryshfet,sipas raportit të MPB-së.

M.A. si i punësuar në DAP-Tetovë ka kërkuar nga një gostivaras 300 euro që mos i mbyllet objekti pasi para 1 jave ishte konstatuar parregullsi fiskale në të njëjtin objekt. Gostivarasi e ka paraqitur rastin në polici, ku i kanë dhënë 300 euro të dokumentuara që ti jap inspektorit në vend të caktuar. Policia ka ndjekur rastin dhe gjatë takimit të pronarit të objektit dhe inspektorit nga Tetova ky i fundit ka tentuar ti hudhë paratë por ka qenë vonë pasi policia i ka vënë prangat.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share