Policia arreston tre persona në Gostivar për grabitje

Dje rreth orës 12 e 30 minuta, pjesëtarët e Policisë së Gostivarit kanë arrestuar dy banorë të Gostivarit dhe një nga Prilepi.

Bëhet fjalë për B.F (25 vjeç),  O.Xh (27 vjeç), nga Gostivari dhe D.Z (39 vjeç), banor i Prilepit, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në marrjen dhe shitjen e një automjeti të tipit “BMW” me targa të Shkupit, automjet që ishte i parkuar për servisim në qytetin e Gostivarit, kurse vjedhjen e kishte denoncuar gostivarasi me inicialet B.M (33 vjeç).

“Automjeti është gjetur dhe sot i është dorëzuar pronarit. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj personave të përfshirë në rast, do të ndërmeren masa ligjore”, njoftuan nga SPB Tetovë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share