O.H. “Dora e rinisë” me aksion humanitar

Organizata bamirëse – humanitare “Dora e rinisë”, ka shpërndarë rreth 10 pako ushqimore për familjet në nevojë sociale nga komuna e Gostivarit.
Sipas të dhënave të drejtuesve të organizatës në fjalë, familjet nevojtare janë ndihmuar me 10 pako ushqimore me ç’rast këtyre familjeve u janë shpërndarë produkte ushqimore, siç janë miell,vaj, krip, sheqer.
”Kemi bërë shpërndarjen e këtyre pakove ushqimore për njerëzit skamnorë, në mënyrë që sadopak të ua zvogëlojmë hallet e mëdha që ata i kanë. Falë zemërgjerësisë së një donatori vullnetmirë kemi arritur që të sigurojmë pako ushqimore për familjet në asistencë sociale, të cilat i kemi të evidentuara në organizatën tonë” ka thënë drejtori i organizatës humanitare “Dora e rinisë “, Hasan Ibraimi.
Vendbanimet tona ballafaqohen më një situatë shumë të vështirë ekonomike dhe sociale. Shumë familje nuk i kanë mundësitë e duhura për të bërë një jetë normale dhe kjo ndihmë në këtë periudhë dimri është e mirëseardhur për të gjitha familjet skamnore të komunës sonë.
Ndryshe, organizata “Dora e rinisë”, gjithmonë u ka dal në ndihmë me pako ushqimore familjeve të varfra, duke u përpjekur maksimalisht që me ndihma t’i përfshijë ato familje që vërtet janë në gjendje të vështirë ekonomike, që sado pak atyre t’ua zbus brengat e jetës. /tv globi

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share