Taravari: Për inventer-klima Qeveria i ndanë Tetovës 93 milion denarë, Gostivarit zero denarë

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, përmes një postimi në Facebook ka reaguar rreth masës së qeverisë për mbrojtjen e ambientit jetësor, me çka disa komunave ju ka dhënë mjete për të subvencionuar blerjen e inverterëve klimatik.

Taravari thotë se për këtë masë Qeveria Komunës së Tetovës i ka ndarë 93 milionë denarë, ndërsa Komunës së Gostivarit zero.

Taravari thotë se Komuna e Gostivarit vitin e kaluar, po ashtu edhe këtë vit ka ndarë 20 mijë për blerjen e inverterëve klimatik.

Komuna e Gostivarit nuk qendroi duarkryq për zgjidhjen e këtij problemi, dhe nga Buxheti komunal vitin e kaluar ndau 20 mijë euro për inventer klima dhe po aq edhe për këtë vit.
Nga fillimi i mandatit të Arben Taravarit e deri më sot, në Komunën e Gostivarit janë ndërmarrë hapa më serioze për zgjidhjen e kësaj problematike. U vendosën dy stacione matëse për cilësinë e ajrit, u mbajtën disa konferenca me ekspertë dhe OJQ, ku u hodhën hapat e parë se si të luftohet ndotja, ndërsa së fundmi u sollë edhe një Strategji mbi ndotjen dhe u ndanë rreth 60 mijë euro për këtë dedikim, para që parashihen vetëm për këtë vit
”.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share