Arrestohet mësimdhënësi i dyshuar për sulm gjinor ndaj nxënëses

Mësimdhënësi i cili dje u denoncua se kishte puthur një minorene në shkollë ka marrë masë arresti.

Sipas SPB Tetovë, Sektori për punë të brendshme Gostivar-Zyra e jashtme për punë kriminalistike, deri tek Prokuroria Themelore Publike Gostivar, ka parashtruar kallëzim penal kundër H.R. (54) mësimdhënës në shkollë fillore në rajonin e Gostivarit për shkak të dyshimit se ka bërë “sulm gjinor ndaj fëmijës i cili nuk ka mbushur 14 vjet” (neni 188 nga Kodi Penal-KP).

Ai dyshohet se më 29 janar në periudhën nga ora 15:30 minuta deri në orën 15:45 minuta në një klasë të shkollës e ka thirr vajzën minorene, e ka mbyllur derën, e ka përqafuar dhe e ka puthur dhe më pas me telefonin e tij është fotografuar me vajzën.

I denoncuari H.R. është privuar nga liria, pas çka ka dalë para gjykatës në procedurën paraprake të Gjykatës themelore Gostivar, i cili i ka caktuar masë paraburgimi prej 30 ditëve dhe është dërguar në Burgun “Shkup” në Shkup

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share