in7 mëson, mësuesi i akuzuar për ped0fili në Gostivar është ish drejtori i shkollës

Gjatë ditës së djeshme në medie u raportua se është denoncuar një mësimdhënës në një shkollë të Gostivarit, se ka tentuar të abuz0jë ndaj një nxënëseje të mitur. Rastin e ka paraqitur në polici babai i nxënëses, sipas të cilit, mësuesi 54 vjeçar e ka thirrur në një klasë boshe dhe ka tentuar ta puthë dhe përqafojë nxënësen, përcjell in7.
“Më 29 Janar 2020, një 39 vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka paraqitur në polici se mësuesi 54 vjeçar e ka thirrur në një klasë boshe vajzën e tij të mitur që ka mësuar në atë shkolle, e ka përqafuar dhe e ka puthur. Mësuesi është ndaluar në Njësinë për Punë të Brendshme në Gostivar për procedura të mëtejme dhe për ta zbardhur në tërësi rastin”, thonë nga Ministria për Punë të Brendshme.

Siç mëson in7, mësuesi në fjalë është ish drejtori i njërës nga shkollat e Gostivarit. Bëhet fjalë për drejtor të emëruar nga Ministria e Arsimit, në kohën kur kjo e fundit i mori kompetencat në arsim Komunës së Gostivarit. Këtë për in7 e vërtetojnë jozyrtarisht nga Komuna e Gostivarit, të cilët nuk duan të përmendin emra dhe të deklarohen publikisht derisa të kryhen hetimet e plota.

Komunës së Gostivarit në dy raste iu morën kompetencat nga Ministria e Arsimit, duke i shkarkuar drejtorët e caktuar nga Komuna e Gostivarit dhe duke emëruar në vend te tyre persona tjerë. Herën e parë kompetencat kësaj komune ia mori ish Ministrja e Arsimit, Renata Deskoska, ndërsa herën e dyte dhe të fundit, ministri aktual, Arbër Ademi. Personi në fjalë, i akuzuar për ped0fili nga babai i një nxënëseje të mitur, ishte caktuar nga ministri Ademi si drejtor shkolle gjatë periudhës kur pushtetit lokal iu ndalua kjo e drejtë. Pas një procesi gjyqësor, Gjykata e Lartë Administrative vendosi se vendimi për marrjen e kompetencave ka qënë jo i drejtë dhe Komunës së Gostivarit iu rikthyen kompetencat në fushën e arsimit./in7.tv/

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share