Sulmohet fizikisht një banor i Koçani-t në Gostivar

Policia e Gostivarit përmes njoftimit zyrtar ka njoftuar që dje rreth orës 22 e 40 minuta, personi me inicialet L.T (39 vjeç) nga Koçani ka denoncuar që një orë më herët (21:10 minuta), në dhe jashtë një objekti hotelier që ndodhet në rrugën “Vëllezërit Gjinovski”, në Gostivar, ka qenë i sulmuar fizikisht nga 27 vjeçari me inicialet R.H. nga Gostivari.

“Pas denoncimit, personi i paraqitur është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin Policor të Gostivarit. Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të merren masa ligjore ndaj tij”, njoftuan nga Policia.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share