Barcelona e nxjerr në shitje: Ivan Rakitic drejt Serie A

Barcelona mund të shesë mesfushorin kroat, Ivan Rakitic, në javën e fundit të afatit kalimtar të janarit, raporton mediumi i njohur Cadena Ser.  

Reprezentuesi kroat është lidhur vazhdimisht me një largim nga Camp Nou këtë sezon, pavarësisht se vetë lojtari deklaroi se dëshironte të qëndronte në klub.

Sidoqoftë, pa pasur përparim në bisedimet e kontratës së tij javët e fundit, thashethemet janë shtuar, me dyshen e Serie A, Juventus dhe Inter, që raportohet se janë të interesuar për ish-mesfushorin e Sevilla.

31-vjeçari ka shënuar 290 paraqitje për Barcelonën që nga kalimi i tij nga Sevilla në verën e vitit 2014 dhe ai ka fituar një bollëk trofesh – përfshirë katër tituj të La Ligës, katër trofe të Copa del Rey dhe titullin e Ligës së Kampionëve më 2015.

Ende nuk është e qartë se cilat klube mund të bëjnë akoma një ofertë për Rakitic, megjithëse interesi ka qenë më i fortë nga Italia dhe Manchester Unitedi në Angli.

Rakitic ka luftuar për minuta këtë sezon – fillimisht nën Ernesto Valverde dhe tani me Quique Setien.

Frenkie de Jong, Sergio Busquets, Arthur Melo, Arturo Vidal, Riqui Puig dhe Sergi Roberto janë midis lojtarëve të zgjedhur në ato pozicione.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share