Mesazhi i tifozëve të Milanit për Kobe Bryant

Bryant me vajzën e tij 13 vjeçare dhe shtatë persona të tjerë, gjetën vdekjen kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u përplas me një kodër, në një mot aspak të përshtatshëm nga mjegulla e dendur.

Milan para ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Torinos në ‘San Siro’, kishte vendosur një buçet me lule dhe një top basketbolli në cepin e fushës.

Ndërsa pak momente para fillimit të ndeshjes, para tifozëve u lëshua një video në ekrakin gjigant, që shfaqte Bryant.

Ishin pastaj tifozët që gjithashtu kishin përgatitur disa mesazhe për legjendën e basketbollit.

“Prehu në paqe Kobe dhe Gianna. Përgjithmonë së bashku”, shkruhej në mesazhin e tifozëve të Milanit./Lajmi.net/

Kobe Bryant, who grew up in Italy, was a football and AC Milan fan.

The club paid tribute to him ahead of today’s match. https://t.co/qtstzq6jcP pic.twitter.com/c0jxO8YKD3

— ESPN (@espn) January 28, 2020

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share