Arsenali siguron goditjen e parë për këtë merkato

Transferimi i parë i trajnerit të Arsenalit në merkaton e janarit pritet të jetë mbrojtësi i Flamengos, Pablo Mari.

Qendërmbrojtësi 26- vjeçar ishte të shtunën në Londër për të kryer vizitat mjekësore me “Topçinjtë”. Ai fluturoi nga Brazili së bashku me drejtorin teknik të Arsenalit, Edu, pasi u arrit akordi me Flamengon, në arkat e të cilëve do të shkojnë 7.5 milionë paund.

Brazilianët e transferuan spanjollin vitin e shkuar për vetëm 1 milion paund, pasi ai dështoi që të linte gjurmë në “Etihad”. Gjatë tri viteve në Mançester, Siti e huazoi atë te Girona, NAC Breda dhe Alaveshi.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share