Michael Jordan me reagim tejet prekës për vdekjen e Bryant

Yjet e tanishëm dhe të dikurshëm të NBA-s kanë reaguar për vdekjen e Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna.

Michael Jordan është i fundit që shprehi ngushëllimet e tij me një deklaratë përmes menaxherit të tij Estee Portnoy, përcjell GazetaBlic, transmeton gazeta Koha.

Jordan, u ndesh me Bryant tetë herë gjatë karrierës së tij në NBA. Të dy ata luajtën në NBA në të njëjtën kohë për katër sezone, nga 1996-1998 kur Jordan ishte me Chicago Bulls dhe nga 2001-2003 kur ai ishte me Washington Wizards.

Deklaratën e plotë nga Jordan mund ta lexoni më poshtë:

“Unë jam në shok për lajmet tragjike të vdekjes së Kobe dhe Gianna. Fjalët nuk mund të përshkruajnë dhimbjen që ndiej. E doja Kobe – ai ishte si një vëlla i vogël për mua. Ne dikur flisnim shpesh, dhe ato biseda do më mungojnë shumë. Ai ishte një konkurrent i ashpër, një nga më të mëdhenjtë e lojës. Kobe ishte gjithashtu një baba i mahnitshëm që e donte familjen e tij thellësisht – dhe krenohej me dashurinë e vajzës së tij për lojën e basketbollit. Yvette [Prieto, gruaja e Jordanit] bashkohet me mua për të dërguar ngushëllimet e mia më të thella tek Vanessa, klubin e Lakers dhe tifozët e basketbollit në të gjithë botën”, shkroi ai.

“I am in shock over the tragic news of Kobe’s and Gianna’s passing,” the statement read. “Words cannot describe the pain I’m feeling.”

“I loved Kobe — he was like a little brother to me. We used to talk often, and I will miss those conversations very much. He was a fierce competitor, one of the greats of the game and a creative force. Kobe was also an amazing dad who loved his family deeply — and took great pride in his daughter’s love for the game of basketball. Yvette joins me in sending my deepest condolences to Vanessa, the Lakers organization and basketball fans around the world.”

—Estee Portnoy (@esteep) January 26, 2020

On the court, teams joined Jordan in paying tribute to Bryant.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share