Berisha, afër zyrtarizimit në Fenerbahce

Është bërë e ditur se futbollisti i Red Bull Salzburg, Mërgim Berisha, mund të jetë transferi i radhës i skuadrës së madhe turke, Fenerbahce.

Sipas gazetës së njohur “Sabah”, lojtari ka pranuar ofertën e Fenerbahces sa u përket kushteve personale, kurse tani u ka mbetur klubeve që të diskutojnë finalizimin e marrëveshjes, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se Berisha sezonin e nisi te ekipi tjetër austriak, Altach, para se të kalojë te Salzburgu, ku regjistroi nëntë gola dhe gjashtë asistime në 20 paraqitje.

Në të kaluarën ai ka mbrojtur ngjyrat edhe të Liefering’ut, Lask’ut e Magdenburg’ut. Dy javët e fundit të miniafatit kalimtar të janarit pritet të jenë vendimtare sa i përket të ardhmes së tij.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share