Shqiptarët e Luginës bashkohen në një listë zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare në Serbi

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë dakorduar që të lënë anash dallimet dhe të bashkohen brenda një liste të vetme zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen në Serbi.

Kjo listë, e cila bazohet në parime të qarta programore, do të quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

Marrëveshja është arritur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.

“Kjo listë do të ketë funksion të pazëvendësueshëm në ngritjen e një vargu të gjerë shqetësimesh me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës, duke filluar nga arsimi në shqip, përdorimi i lirë e i hapur i simboleve kombëtare, si dhe rritja e përfaqësimit në institucionet shtetërore”, ka shkruar ndër të tjera Cakaj.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share