Ish-ministri i Kulturës, Asaf Ademi i del në mbrojtje krerëve të Alternativës pas akuzave nga Thaçi

Ish-ministri i Kulturës, Asaf Ademi dhe njëherit anëtar i Alternativës përmes një shkrimi në rrjetet sociale i ka dal në mbrojtje krerëve të Alternativës, pas përplasjeve me kreun e PDSH-së Menduh Thaçi.

“Ne dëshmuam se institucionet shtetërore mund të udhëhiqen me dinjitet. Gjithashtu, dëshmuam moralin në politikë. Dëshmuam se mund të bëhen shumë punë me asnjë keqpërdorim të parasë së qytetarëve! Tash, jemi duke finalizuar programin tonë zgjedhor që do të ofrojë mundësi reale për zhvillim ekonomik, krijim të vendeve të reja të punës, sundimin e të drejtës dhe ligjit, përmisim të ambientit jetësor, zhvillim urban dhe rural, arsim cilësor, kulturë për të gjithë, etj. Andaj, i lus miqtë e mi të shtrenjtë, Afrimin, Zejdin, Zeqerijën, që të mos mërziten me sulmet që ju bëhen. Ne, kemi shumë për të ofruar dhe për ti dhënë Popullit, Populli është ai që do të vlerësojë në fund. Nëse Populli nuk na e jep besimin, unë nuk do të kërkoj më votën e tij, por, kurrën e kurrës nuk do të heq dorë nga kontributi për miletin, për Popullin tim.Sepse, Ne nuk dorëzohemi kurrë.”, theksohet në porosinë e Ademit. Ky reagim vjen pasi që Thaçi shprehu dyshime për financimin e kësaj partie dhe shtëpisë botuese Logos-A, duke përmendur emrat e krerëve të Alternativës.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share