Spasovski: Prioritet i lartë i të gjithë ministrave është funksionimi i institucioneve dhe sundimi i drejtësisë dhe demokracisë

Të gjitha veprimet e secilit anëtar të pushtetit ekzekutiv duhet qartë të konfirmojnë se Qeveria dhe shteti janë në duar të sigurta, deklaroi sot kryeministri Oliver Spasovski, duke theksuar se secili akt politik i anëtarëve  të kabinetit qeveritar në të gjitha linjat e hierarkisë duhet të del nga përgjegjësia me qëllim që të gjithë qytetarët të jenë të qetë.

“Prioritet i lartë i të gjitha ministrave në Qeverinë aktuale pa përjashtim është që të sigurojnë vazhdimësi në funksionimin e institucioneve, në sundimin e drejtësisë dhe të demokracisë. Të hapim hapësirë maksimale për vullnetin demokratik të qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjen e qeverisë së re legjitime. Qeveri e cila do të vazhdojë ta qojë Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e vërtetë si anëtare e NATO-s dhe anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian”, potencoi Spasovski.

Ai theksoi se të gjitha shërbimet e qytetarëve do të ofrohen në tërësi, në kohë dhe panda, pavarësisht asaj se a bëhet fjalë për subvencionet për bujqit, ndihmën e kategorive sociale të qytetarëve, rritjen e pagave në sektorët publikë ose shërbimet e administratës.

Sipas Spasovskit, vendi duhet të organizojë zgjedhje të cilat i ngjajnë një demokracie evropiane në përputhje me standardet evropiane.

Kryeministri shtoi se vendi ynë njihet si një shoqëri e drejtë për të gjithë, dhe për këtë duhet të ruhet ajo vazhdimësi e vlerave të cilat në mënyrë thelbësore kontribuojnë për ndërtimin e modelit të shoqërisë së përbashkët për të gjithë qytetarët, me çka apeloi për eliminimin edhe për “zero tolerancë” të gjuhës së urrejtjes.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share