Kryetari i RDK-së Memedi në takim zyrtar me ambasadoren e Ukrainës znj Natalija Zadorozhnjuk,

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Suhejl Fazliu dhe nënkryetaren e RDK-së Luljeta Aziri sot takuan ambasadoren e Ukrainës znj Natalija Zadorozhnjuk. Në këtë takim mjaft përbajtësorë u diskutua rreth shumë cështjeve të jetës aktuale politike.  

Kryetari i RDK-së Memedi fillimisht shprehu ngushëllime popullit Ukrainas për tragjedinë ajrore, dhe theksoi se populli Ukrainas ka përjetu sakrifica të mëdha në të kaluarën dhe sot e kësaj dite.

Kryetari i RDK-së Memedi theksoi se edhe ne në Ballkan kemi përjetuar sakrifica të mëdha në kohën e komunizmit, por fatkeqësisht edhe në kohën e demokracisë jemi duke përjetuar sakrificat e njejta, sepse nëse atëherë komunistët kanë shijuar të gjitha privilegjet, edhe sot në demokraci fëmijët e komunistëve janë duke shijuar të njejtat privilegje. Kryetari i RDK-së Memedi potencoi se derisa të përfundoj kjo situatë, dhe të shijohet maksimalisht drejtësia dhe e vërteta, nuk mund të ketë shpresë se ndryshimi mund të ndodh në Ballkan.

Ambasadorja znj Zadorozhnjuk falënderoi kryetarin Memedi për takimin dhe konfirmoi edhe njëherë rëndësinë e respektimit të ligjit në vend dhe mbështeti vizionin dhe frymën e re që përcjell RDK, dhe se shteti Ukrainës do të jetë pranë Maqedonisë së Veriut si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen.

Shërbimi për Informim – RDK

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share