70 denarë, një orë parkim në Komunën Qendër

Çmimet e reja të parkingut në Komunën Qendër kanë revoltuar një pjesë të madhe të banorëve të kësaj komune, posaçërisht ata që punojnë në Tregun e Gjelbër. Këto të fundit përmes protestave në rrugë ankohen se rritja e çmimeve për 50, 60 dhe 70 denarë për një orë parkim ka ulur numrin e blerësve në këtë treg. Thuajse gjysma e tezgave nuk punonin.

“Nuk di çfarë të ju them, kjo është vetëm në dëm të qytetarëve. Asgjë nuk do të arrijnë me këtë, thonë se do të ulë ndotjen por kjo është vetëm në dëm të qytetarëve”.

“Nuk kemi punë, askush nuk hyn për shkak të çmimit të lartë. Dikush, me 70 denarë mund ta ha një vakt mëngjesi. Bileta mujore tani kushton 1500 denarë, më parë ishte 750 denarë”.

“Pakingun e kanë bë 70 denarë prandaj edhe nuk vijnë blerësit. Shumë është 70 denarë, me makinë nuk vjen asnjë. Më dobët do të jetë, sapo e kanë shtrenjtuar parkingun menjëherë ka rënë puna”.

Pazarxhinjtë ndër të tjera kërkojnë që ora e parë e parkingut të jetë falas me qëllim që blerësit t’i rikthehen Tregut të Gjelbër. Protesta paralajmëruan edhe për nesër.

“Shumë është, shiko, nuk ka fare myshteri. Tashmë tre ditë që është rritur çmimi blerës nuk ka aspak”.

“Ne e kemi marr biletën mujore, do ta paguajmë sado që të jetë, mirëpo për myshterinjtë shumë është. Vetëm hyrja do t’i kushtojë 70 denarë, më mirë do të shkon të blej në market në vend se të vij këtu, pavarësisht se kemi cilësi dhe çmime më të mira”.

Pas protestave të sotme reagoi edhe Ndërmarrja Publike “Parkingjet e Komunës Qendër”. Në sqarimin e tyre me shkrim thuhet se rritja e çmimeve është bërë me qëllim që të rregullohet dhe zgjidhet problem me parkimin në Komunën Qendër ku prioritet do të kenë banorët e kësaj komune. Gjithashtu, sipas këtyre të fundit rritja e çmimeve do t’i japë fund keqpërdorimeve të deritanishme nga persona të caktuar të punësuar në Tregun e Gjelbër. Kohë më parë Komuna Qendër miratoi vendimin për rritjen e çmimeve të parkingjeve në territorin e saj dhe atë për 20 denarë./shprehja

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share