Lajm i mirë për të gjithë ata që punojnë në ndërtimtari në Gjermani

Sindikatat dhe punëdhënësit në industrinë e ndërtimit në Gjermani kanë rënë dakord për një pagë të re minimale në orë për punëtorët e ndërtimit, e cila do të jetë 12.55 euro për ndihmësit dhe 15,40 euro për punëtorët e aftë, njoftoi të enjten sindikata e ndërtimit IG BAU.
“Tani punëdhënësit duhet të heqin pengesat e fundit për ngritjen e pragut më të ulët për pagën minimale në orë në sektorin e ndërtimit”, tha Robert Jagger, presidenti i sindikatës së ndërtimit IG BAU, pasi sindikatat ranë dakord zyrtarisht për një marrëveshje të arritur me punëdhënësit në dhjetor.
Rritja e pagave në orë për punëtorët e ndërtimit ka të bëjë me shtetet federale që dikur i përkisnin Gjermanisë Perëndimore.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share