Berat Jakupi kampion i Maqedonisë së Veriut në karate

Berat Jakupi ka fituar titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut në karate në kategorinë deri në 84 kg, pasi dje arriti që të triumfojë në të gjitha meçet. Gostivarasi gjatë ditës së sotme gjithashtu siguroi edhe pjesmarrjen në Kampionatin Evropian për senior i cili do të zhvillohet më 25 mars në Baku të Azerbajxhanit. Ndërkohë mbrëmë Doan Osmani u zgjodh sportisti i vitit në moshat U 21 në manifestimin e mbajtur nga Federata e Karatesë së Maqedonisë së Veriut. Kujtojmë që Osmani gjatë vitit 2019-të shënoi suksese të mëdha, ku u shpall kampion evropian në kategorinë U21 në Alborg të Danimarkës.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share