Shkëndija prezanton sllovakun Jan Krivak

Skuadra e Shkëndija prezantoi edhe përforcimin e katërt në merkaton e janarit. Pas Ardin Dallkut, Valon Ahmedit dhe Aldair Netos, futbollisti i rradhës që bashkohet me kuqezinjtë është qendërbrojtësi sllovak, Jan Kriva, i cili firmosi kontratën 2.5 vite.

“Jam shumë i lumtur për këtë mundësi dhe premtoj se do të luftoj për objektivat e klubit. Vij në klubin më të suksesshëm vitet e fundit në Maqedoni dhe fakti që garon për tituj dhe për sukses në Europë më ka bindur të pranoj ofertën. Premtoj tifozëve se do të jam gjithçka nga vetja në terren”, u shpreh Jan Krivak, pas zyrtarizimit, në faqen zyrtare të klubit tetovar.

Ndryshe Krivak është grumbulluar dy herë me Sllovakinë, ndërsa sezonin e fundit ka veshur fanellën e MFK Karvina, ndërsa katër sezone ishte pjesë e skuadrës Podbrezova.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share