S’ka kush e ndal Interin e Conte-s

Interi ka zhvilluar një super-paraqitje në fitoren 1:3 ndaj Napolit në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Nerazzurët e filluan vitin 2020 me fitore ndaj napolitanëve, e që golin e parë në këtë derbi e shënoi Romelu Lukaku në minutën e 14-të.

Sulmuesi belg (33’) nuk u ndal me kaq dhe arriti që ta shënonte edhe të dytin në këtë sfidë nga një asistim i Marcelo Brozovicit.

Para se të përfundonte 45 minutëshi i parë, Arkadiusz Milik e ngushtoi epërsinë e mysafirëve në minutën e 39-të me një asistim të Jose Callejon.

Pjesa e parë përfundoi me tri gola, derisa në të dytën u shënua vetëm një. Ishte Lautaro Martinez, ai që e vulosi fitoren e Interit në minutën e 62-të duke rikonfirmuar se janë seriozisht në garë për titullin e Serie A-së.

Interi vazhdon të qëndrojë në pozitën e parë me 45 pikë, aq sa ka edhe Juventusi, ndërsa në xhiron e 19-të do të kenë punë me Atalantan.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share