Torino befason Romën

Torino ka befasuar Romën duke e mposhtur 0-2 në ‘Olympico’ në ndeshjen e fundit të ditës së sotme të xhiros së 18.

Me dy gola të Andrea Belottit, Torino arriti të marrë tre pikë nga udhëtimi në Romë.

Sulmuesi italian fillimisht shënoi në minutën e 45’.

Ai golin e dytë e realizoi në minutën e 86’, nga penalltia.

Pas kësaj humbje Roma mbetet në vendin e katërt me 35 pikë, ndërsa Torino me 24 pikë, në vendin e nëntë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share