Interi e kërkon Eriksen që në janar, zbulohet oferta për Tottenham dhe mesfushorin

Interi e ka seriozisht për Christian Eriksen dhe do të tentojë ta trasnferojë që në merkaton e janarit. Klubi zikaltër ka një planë të qartë për të arritur të mesfushori danez dhe e tashmë ka nisur nga puna.

Drejtuesit e klubit udhëtuan në muajin nëntor në Angli dhe mediat u shprehen se Interi kërkonte kartonin e Giroud, por në të vërtetë ka qenë komplet ndryshe. Zikaltërit janë takuar me drejtuesit e Tottenham duke kërkuar zyrtarisht shitjen e tij. Në tavolinë janë 25 milionë euro që përfshijnë kartonin e tij dhe komisionet për agjentin e lojtarit.

 Për mesfushorin është caktuar një pagë prej 5.5 milionë euro deri në fund të sezonit, ndërsa edicionin e ri një pagë rreth 9-10 milionë euro. Eriksen mund të bëhët lojtari i paguar te Interi dhe në kontratë do të përfshihen edhe  performanca e tij. Nëse do të arrihen objektivat, atëherë pritet të ketë edhe rritje të rrogës së tij.  

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share