Main Menu

Sheqerpare me arra

Përbërësit:
400 gr miell
100 gr sheqer
200 gr gjalpë
3-4 të verdha vezësh
Arra të qëruara ( rreth 20-25 kokrra)
Për sherbetin:
450 gr sheqer
600 ml ujë
Gjethe sherebelë ose mullagë

Përgatitja:
Përgatitet sherbet duke hedhur në një tenxhere fillimisht sheqerin, ujin dhe fletët e sherebelës (këtë të fundit kush e dëshiron) dhe e lemë për një periudhe gati 30 minuta në zjarr mesatar që të shkrihet mirë sheqeri dhe të trashet. Më pas fillojmë përgatitjen e e sheqepareve duke përzier të verdhat e vezëve me sheqerin dhe gjalpin. Përzjerja bëhet me dorë dhe dalëngadalë në mënyrë që të arrihet shkrirja e plotë e sheqerit.

Më vonë shtohet mielli dhe sipas dëshirës edhe pak sodë buke (në të shkuarën kjo e fundit nuk përdorej). Masa punohet derisa të formohet një brumë homogjen, të cilin e mbështjellim me një copë kuzhine prej bezeje dhe e lemë të vijë për gati 30 minuta në një vend të freskët. Më vonë brumin e ndajmë në copa të vogla rrumbullake dhe e vendosim në një tavë të lyer me gjalpë, transmeton shije.al. I shtypim pak në sipërfaqe dhe vendosim nga një arrë.

I pjekim në një furrë me ventilim të nxehur më parë në temperaturë 200 gradë Celsius dhe i lemë të piqen për 30 minuta. Sapo t’i nxjerrim nga furra u hedhim sherbetin me anën e një luge.

Share


« (Previous News)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share