“Çmim i Nëntorit”në edicionin e 14 i takoi artistit Melik Arsllani

Shoqata e Artistëve të Artit Figurativ “Draudacum”, me mbështetjen financiare të Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Kulturës, sonte tek Galeria e Qendrës për Kulturë në Gostivar organizoi edicionin e 14 të ekspozitës mbarëkombëtare “Çmimi i Nëntorit”.

Kryetari i Shoqatës “Draudacum”, Reshat Ameti theksoi se sivjet ceremonia mbahet me disa ditë vonesë për shkak të tërmetit në Shqipëri, dhe në vend të 28 nëntorit, Ditës së pavarësisë së shtetit Shqiptar, çmimet u ndanë sonte dhe njëherit,shfrytëzoi rastin që publikisht t’iu falëmnderohet Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Kulturës për mbështetjen e dhënë tash e disa vite me radhë.

Juria profesionale në këtë edicion të 14 vendosi që “Çmim i Nëntorit”, t’i takoi artistit Melik Arsllani. Bujar Lahu fitoi çmimin për vizatim, Ylber Zulfiqari për pikturë,Muhamedali Alili- fotografi artistike, çmimi artiste e re shkoi për Gentiana Uruçi dhe sivjet për herë të parë u nda edhe çmimi i diasporës, të cilin e fitoi Alibari Zenuni i cili jeton dhe vepron në diasporë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share