Kupa, Shkëndija barazon 1-1 ndaj Rabotniçkit

Skuadra e Shkëndijës u ndal në barazim 1-1 ndaj Rabotniçkit, në përballjen e parë të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë. Skuadra tetovare hapi rezultatin falë golit të shënuar nga braziliani Stenio Zhunior, mirëpo një gafë e madh e portierit të Shkëndijës, Kostadin Zahovit, bëri që skuadra e Rabotniçkit të barazojë shifrat në 1-1, me autor të golit Stojkov. Mbrojtësi i trofeut të Kupës, skuadra e Akademia Pandev shënoi fitore 1-0 në Shkup, nda FC Shkupit, falë golit të realizuar nga Temellkov. Nuk kishte fitues, por edhe gola në sfidën në mes Struga Trim Lum dhe Renovës, në përballjen e zhvilluar në Strugë. Ndërkohë në orën 16.30 do të zhvillohet përballja e fundit të takimeve të para të çerekfinales, kur takohen Bregallnica dhe Labunishti. Ndeshjet e kthimit të çerekfinales do të zhvillohen më 4 mars të vitit 2020.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share