“Amnistia, vdekje klinike për gjyqësorin”, Aleanca për Shqiptarët dhe Besa kundër çdo amnistie

Aleanca për Shqiptarët është kundër çfarëdo lloj amnistie dhe nuk do të lejojë që për asnjë moment me votat e tyre të amnistohen persona që duhet të përgjigjen para organeve të drejtësisë. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se ka dilema në lidhje me nenin 11 të Ligjit për amnisti nëse ekziston si i tillë ose jo.

“Ne jemi duke e shqyrtuar dhe kemi dilema në kuptimin se a ka të drejtë Gjykata Kushtetuese të diskutoj për një ligj i cili tërësisht është tërhequr.  Nuk bëhet fjalë vetëm për një nenë të ligjit sepse në 2009 është tërhequr komplet ligji dhe prandaj cili do të jetë sjellja jonë, në qoftë se ka nen 11, neve do ta shqyrtojmë mundësinë dhe nuk do të lejojmë me votën tonë të amnistohet dikush  i cili duhet të përgjigjët para organeve të drejtësisë”, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Nëse do të ishte kthyer Ligji për amnisti do të ishte një goditje e rëndë për gjyqësorin dhe sistemin e drejtësisë vlerësojnë nga Lëvizja Besa. Arijanit Hoxha tha se është e nevojshme reforma serioze në sistemin e Drejtësisë dhe sjelljen e një Ligji i cili do pengonte që familjarë të afërt me politikan të punojnë si gjykatës, prokuror ose edhe avokat.

“Në Kuvend të sillet Ligj ku do të pamundësohet që familjarë të afërt me funksionar politik të jenë të punësuar si gjykatës apo prokuror. Gjithashtu të sanksionohet me ligj që pjesëtarë nga rrethi I ngushtë familjarë të mos kenë të drejtë të jenë edhe avokat edhe gjykatës ose prokuror. Pasi që ky lloj nepotizmi dhe ky konflikt interesi ka sjell gjyqësorin në situatë aktuale të rrënuar në tërësi gjithë sistemin e drejtësisë”, u shpreh Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa.

Ndryshe tema e amnistisë u aktualizua që kur Gjykata Kushtetuese vendosi të pranohet Iniciativa për vlerësim të Nenit 11-a të Ligjit për Falje.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share