Shumica e gjykatësve kushtetues kundër iniciativës për Ligjin për amnisti

Shumica e gjykatësve kushtetues në debatin në seancën e sotme u deklaruan se nuk e mbështesin iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 1 dhe nenit 2 nga Ligji për amnisti, në bazë të të cilëve janë amnistuar persona të involvuar në dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. iniciativa është parashtruar nga Mitko Çavkov, ish-ministër i Punëve të Brendshme.

Gjykatësit kushtetues të cilët kanë folur për iniciativën mendojnë se nuk ka vend për inicimin e procedurës dhe se Ligji për amnisti duhet të mbetet në rendin e duhur.

Gjykatësi raportues Vlladimir Stojanovski mes tjerash tha se Gjykata kushtetuese nuk mund të vendoset në rolin e Parlamentit dhe të përcaktojë cilin të amnistojë. Ligji për amnisti është sjell në vitin 2018.

Parashtruesi i iniciativës, Çavkov mendon se amnistia selektuese i shkel liritë dhe të drejtat bazë të njeriut të garantuara me Kushtetutë.

Gjykatësi kushtetues, Osman Kadriu tha se ky është ligji i 6-të për amnisti i sjell nga Parlamenti.

Pas debatit për pikat nga rendi i ditës në seancën e sotme, gjykatësit kushtetues edhe formalisht do të deklarohen nëse do të inicojnë procedurë për iniciativën.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share