ASH:BDI harron 500 të papunësuarit, krenohet me 5 punësime!

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët (ASH) sot ka reaguar në lidhje me transparencën e BDI-së,në reagim thuhet:

Në fakt si rezultat i qeverisjes së BDI-së për 18 vite në Manastir nuk ka shkolla në gjuhën shqipe! Si rezultat i BDI-së as në Resnje nuk mësohet në gjuhën shqipe! Le të mos flasim për Krushevën e Makedonski Brodin që si rezultat i BDI-së gjuha shqipe as nuk vie parasysh! Dhe sikur të mos mjaftonte shqiptarët e këtyre anëve gjithmonë punë kërkojnë në rrugët e migrimit sepse shkalla e punësimit të shqiptarëve është shumë e ulët në raport me atë maqedonase.

Si është e mundur që pas 18 vite qeverisje ju zëvendës ministër marionetë i punëve të brendshme krenoheni me punësime që i numëroni në gishta kur shqiptarët janë më të anashkaluarit në sektorin tuaj!

Mbi 500 policë të rinjë shqiptarë asnjëherë nuk janë thirrur në punë, gjithmonë me të njëjtat arsyetime, shqiptarët në sektorin tuaj bëhen vegël e arritjes së interesave tuaja personale dhe partiake.

Transparenca juaj është e krahasuar me 0, deri sa nga ana tjetër përfshirjet tuaja në avancime joligjore janë evidente!

Pikërisht qeverisja juaj 18 vjeçare po ua imponon të rinjëve emigrimin si të vetmin opsion,

Jo zotëri marionetë, as gjuha shqipe e as shqiptarët ende nuk kanë zënë vendin e vetë!

Aleanca për Shqiptarët

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share