Prej sot rroga minimale në Maqedoni është 14.500 denarë

Rroga minimale nga dita e sotme shënon rritje për rreth 2.000 denarë dhe është 14.500 denarë. Krahasuar me vitin 2017, rroga minimale ka shënuar rritje prej 5.500 denarëve, njoftuan nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Një nga masat qeveritare është që të subvencionojë kontributet prej 600 deri 6.000 denarë për të gjitha kompanitë e sektorit privat që do t’i rrisin pagat e punëtorëve, pavarësisht a janë paga minimale apo më të larta. Subvencionet do të vlejnë për tre vitet e ardhshme. Këto risi vijnë me votimin e Ligjit për pagë minimale dhe Ligjin për subvencionimin e kontributeve. Rroga minimale deri ditë e sotme ishte 12.507 denarë. Këtë herë rritja e rrogës minimale do të vlejë edhe për sektorin publik. Në Maqedoninë e Veriut mbi 90.000 qytetarë marrin rrogë minimale prej 12.500 denarë apo mbi 200 euro.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share