Itali, dështon referendumi për ndarjen e Venecias

Një referendum për të ndarë Venecian nga fqinjët e saj dështoi sepse nuk pati numrin e duhur të votave, deklaruan autoritetet e qytetit.

Komuna e Venecias aktualisht përfshin edhe Mestren, në pjesën kontinentale, një qytet në rritje dhe qendrën e famshme të lagunës së Venecias.

”Të paktën 50% e votuesve duhej të paraqiteshin për të votuar për ndarjen e Venecias, por vetëm 21,7% prej tyre votuan”, tha komuna e Venecias.

Përkrahësit e ndarjes argumentuan se Venecia e vjetër dhe Mestre kishin probleme rrënjësisht të ndryshme dhe do të përfitonin nëse administratat do të ishin të ndara.

Pala tjetër përsëriti se një administratë më e gjerë mund të marrë një qasje më të gjerë për problemet e zonës së Venecias dhe copëzimi i saj do të rriste kostot burokratike.

Komuna e Venecias aktualisht ka rreth 260 000 banorë, por vetëm rreth 53 000 jetojnë në qendrën historike, ku jeta është më e shtrenjtë por tashmë edhe e vështirë si pasojë e përmbytjeve të shpeshta.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share