Pompeo: SHBA-ja e deponoi protokollin për NATO, e presim Maqedoninë e Veriut si anëtare e 30-të

SHBA-të kanë bërë edhe një hap për hapjen e rrugës për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO. Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo sot përmes tuiterit njoftoi se SHBA-të kanë deponuar Protokollin e ratifikuar.

“Me kënaqësi ju njoftoj se SHBA deponuan protokollin e ratifikuar për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Një hap më afër deri në pranimin e Maqedonisë së Veriut si aleatja e 30-të e NATO-s”, theksoi sekretari amerikan i shtetit, Pompeo, përcjell INA. Senati amerikan më 22 tetor të këtij viti ratifikoi protokollin për anëtarësim. Deri tani protokolli është ratifikuar nga 28 prej 29 vendeve anëtare, ndërsa ka ngelur vetëm Spanja.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share