Komuna e Gostivarit hap xhiro-llogari për realizimin e ndihmave për qytetarët e prekur nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë

TU NDIHMOJMË VËLLEZËRVE TANË!

Të nderuar qytetarë,

Si gjithmonë, ashtu edhe kësaj here gostivarasit u treguan si popull bujar, human dhe solidar. Që në momentet e para pas tërmetit të fuqishëm që mori jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme të shumta materiale në Durrës dhe Thumanë, u treguam human dhe solidarizuam me banorët e atjeshëm.
Që ky humanizëm dhe solidaritet të vazhdojë edhe më tutje. Komuna e Gostivarit tashmë ka hapur Xhiro-llogari të veçantë me dedikim për realizimin e ndihmave për qytetarët e prekur nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë me numër:

7160140215789A9

Vërejtje: Xhiro-llogaria është në denarë

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share