Shtabi i emergjencës raportoi për mbarëvajtjen e aktiviteteve

Në mjediset e Komunës së Gostivarit sot mbajti mbledhje Shtabi i emergjencës për transport të ndihmave dedikuar rajonit të goditur nga tërmeti.

Mbledhjen, në cilësinë e kryetarit të Shtabit të emergjencës, e udhëhoqi kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, i cili u shprehu falënderim anëtarëve për angazhimin e tyre për mbarëvajtjen e aktiviteteve si dhe ua përcolli mirënjohjet e qytetarëve të Durrësit dhe Thumanës si dhe autoriteteve shqiptare për ndihmën e ofruar, që ia adresuan atij gjatë vizitës në rajonin e goditur nga tërmetet.

Anëtarët e Shtabit të emergjencës e informuan në mënyrë të detajuar kryetarin Taravari në lidhje me sfidat dhe menaxhimin e suksesshëm të grumbullimit të ndihmave nëpër vende publike, sigurimin e dokumentacionit të duhur për transport, si dhe me asistencën e ndërmarrjeve publike komunale dhe njësisë së zjarrfikësve gjatë aktiviteteve të zhvilluara.

U soll vendim që Shtabi i emergjencës të vazhdojë të jetë aktiv përderisa do të ketë nevojë për këtë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share