SPB Tetovë,vazhdon aktivitetet për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, është duke vazhduar me aktivitetet për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike të komunikacionit në Gostivar. Kështu gjatë natës së kaluar me ndihmën e karrotrecit nga rrugët e Gostivarit janë larguar 5 automjete. Numri i përgjithshëm i veturave të braktisura në Gostivar, sipas kontrollit të realizuar nga ana e pjestarëve të policisë së SPB-Tetovë, është mbi tridhjetë, prej të cilëve rreth 14 janë shënuar, kurse tjerat do të shënohen gjatë këtyre dy ditëve. Qëllimi është që të gjitha veturat e braktisura, të largohen nga hapësirat publike të komunikacionit, të ofrohet qarkullim i lirshëm dhe i sigurtë i këmbësorëve dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share