Ahmeti: Gjyqësorin nuk e meriton askush i cili nuk e kalon vetingun

Bashkimi Demokratik për Integrim këmbëngul dhe qëndron pas kërkesës se Maqedonia e Veriut, ka nevojë për një veting në të gjitha institucionet, duke filluar nga ato ligjvënëse, zbatuese e kështu me radhë, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me rastin e inaugurimit të bustit të presidentit amerikan, Vudrou Uilson para ndërtesës administrative të Komunës së Çairit.

Ahmeti tha se Ligji për veting është në diskutim me të gjitha partitë politike dhe se të gjithë duhet t’i nënshtrohet vetingut.

Lideri i BDI-së me këtë rast e komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, i cili ditë më parë tha se vetingu në gjyqësor mund të ndikoj në zvogëlimin e numrit edhe ashtu të vogël të gjykatësve dhe prokurorëve.

“Unë nuk mund të merrem me paragjykime e as parashikime për përgjysmimin e gjykatësve dhe prokurorëve në procesin e vetingut. Ata të cilët nuk e tejkalojnë besueshmërinë, vetigun, sigurisht nuk e meritojnë të jenë përfaqësues të gjyqësorit. Pavarësisht se sa do të jetë goditja, a do të përgjysmohet apo do të mbes një çerek, varet sa sa do e kalojnë besueshmërinë”, tha Ahmeti.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share