Messi rikthehet me gol, Argjentina mposht Brazilin në miqësoren e luksit

Nën një atmosferë të jashtëzakonshme në shkallët e stadiumit, por edhe në fushë ku ishte i pranishëm edhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed Bin Salman, i cili takoi përzemërsisht futbollistët dhe stafet teknike të të dy skuadrave.

Sfida nisi menjëherë e vrullshme dhe pas disa gabimeve në prapavijë nga ana e Argjentinës, ishte sulmuesi i Manchester City-t, Gabriel Jesus, që fitoi një 11-metërsh, të cilin po vetë e shpërdoroi, duke gjuajtur jashtë.

Vetëm 3 minuta më vonë ishte kapiteni argjentinas Lionel Messi që hyri bukur në zonë dhe u pengua nga mbrojtësi i Juventusit Alex Sandro, ndërsa arbitri akordoi një tjetër penallti, por këtë herë për “Albicelestët”.

Nga pika e penalltisë shkoi vetë ylli argjentinas dhe gjuajti, por tentativa e parë u grushtua nga portieri i Liverpoolit Alisson, ndërsa topin e kthyer, Messi arriti ta shtyjë në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Argjentinës.

Nga ai moment e deri në fund, ndeshja ishte mjaft e luftuar dhe të dy skuadrat krijuan disa raste për shënim, por topi nuk përfundoi më në rrjetë, duke bërë që të mbetej në fuqi goli i Messit dhe fitorja 1-0 e Argjentinës.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share