Shkencëtarët pohojnë: Dembelët janë inteligjentë

Hulumtimi i Universitetit Gulf Coast nga Florida ka konstatuar se personat inteligjentë shpenzojnë më shumë kohë në dembeli se të tjerët, transmeton koha.net.

Hulumtuesit ia dhanë grupit të studentëve një test, në të cilin u përgjigjën nëse pajtohen me deklaratat si: “Kënaqem me detyrat që çojnë në zgjidhjen e problemeve”, ose

“Mendoj vetëm aq sa duhet”.Hulumtuesit i zgjodhën 30 studentë, të cilët “mendojnë” dhe 30, të cilët “nuk kanë dëshirë të mendojnë.” Gjatë shtatë ditëve vijuese, të dy grupet në kyçet e këmbëve e bartën një pajisje e cila i monitoroi lëvizjet dhe nivelin e tyre të aktivitetit. Rezultatet treguan se grupi i “mendimtarëve” ishte shumë më pak aktiv se grupi tjetër.

Rezultatet e studimit të publikuara në revistën Journal of Health Psychology janë përshkruar si shumë të rëndësishme në aspektin statistikor. Megjithatë, rezultatet e aktivitetit gjatë fundjavës treguan se në mes të dy grupeve nuk kishte dallime, gjë të cilën studiuesit nuk dinë ta shpjegojnë, transmeton koha.net.

Hulumtuesit besojnë se personat të cilët nuk kanë dëshirë të mendojnë çdo gjë u bëhet monotone më shpejtë, që është arsyeja se pse kohën e tyre e përmbushin me aktivitet fizik. Gjithashtu, ata u sugjeruan personave më pak aktivë se pavarësisht mençurisë ata duhet të kenë qëllim ta rrisin aktivitetin për të qenë më të shëndetshëm.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share