Shkëndija fiton “in extremis” dhe shkon më pranë kreut

Shkëndija e Tetovës mori fitoren e dytë radhazi, këtë herë 1-2 në transfertën ndaj Rabotnickit, duke reduktuar në 9 pikë diferencën nga Vardari kryesues, që humbi dje në transfertën ndaj ekipit tjetër shqiptar Trim & Lum.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka e panë veten në disavantazh që në minutën e 6’, kur vendasit shënuan me Sarkoskin, por në të 19-ën fituan një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në gol mesfushori Agim Ibrahimi.

Në pjesën e dytë, ish mbrojtësi i Flamurtarit, Goran Siljanovski u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, duke lënë vendasit me 10 futbollistë për 15 minutat e fundit, ndërsa në kohën shtesë ishte sërish Agim Ibrahimi që shënoi dhe i dha fitoren Shkëndijës, duke e ngjitur në kuotën e 21 pikëve.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share