Pedagogu Hilmi Gashi me aklamacion zgjidhet kryetar i degës së RDK-së në Gostivar

Rilindja Demokratike Kombëtare vazhdon me rekonstruimet e mbrendëshme partiake, si parapërgatitje për organizimin e Kongresit partiak, ku Dega e RDK-së në Gostivar zgjodhi strukturën e re të degës. Në këtë Kuvend Zgjedhor, për kryetar dege të RDK-së në Gostivar me aklamacion u zgjodh pedagodu dhe magjistri I Diplomacisë Hilmi Gashi. Krahas kryetarit, kuvendarët zgjodhën edhe kryesinë e degës të RDK-së në Gostivar në përbërje prej 23 antarëve. Në këtë kuvend zgjedhor të degës, I pranishëm ishte edhe kryetari i RDK-së Vesel Memedi.

Kuvendi zgjedhor i degës së RDK-së së Gostivarit me aklamacion të plotë për kryetar të degës së RDK-së në Gostivar zgjodhi pedagogun Hilmi Gashi. Në fjalën e tij të rastit, të pranishmëve iu drejtua kryetari i sapozgjedhur i degës, i cili nëmes tjerash falënderoi kuvendin zgjedhor për besimin e dhënë, dhe theksoi se ky besim është barë dhe përgjegjësi e madhe dhe jo privilegj, por u zotua që këtë përgjegjësi do ta kryej me nderin dhe respektin më të madh në dobi të degës që përfaqësoj, dhe gjith shqiptarëve në përgjithësi. Në konsultim me të gjith nëndegët e RDK-së që gravitojnë në degën e Gostivarit, njëzëri votuan edhe kryesinë e re të degës që përbëhet prej 23 antarëve.

Në fund, të pranishmëve iu drejtua kryetari i RDK-së Vesel Memedi, i cili sëpari përgëzoi kryetarin e sapozgjedhur të degës pedagogun Hilmi Gashi, si dhe uroi kryesinë e re të degës. Nëmes tjerash, kryetari Memedi theksoi se në këto momente dramatike për vendin dhe rajonin në përgjithësi kërkohet vigjilencë dhe urtësi, dhe se udhërëfyesi ynë është e vërteta dhe drejtësia. E vërteta dhe drejtësia janë përkushtim jetësor për ne, dhe se dominimi i këtyre vlerave do të varet kryesisht nga përkushtimi ynë për këto vlera. Njerëzit që i mbrojn këto vlera janë sulmuar gjithmonë, dhe ashtu është edhe tani, por këta njerëz duhet të kuptojn se do të lodhen shumë me ne, dhe në prag të shpalljes së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare ju themi se, “Ne nuk do të jemi kurrë me ju!” Kryetari Memedi gjithashtu theksoi se RDK-në e përbëjnë njerëz me konsistencë të fuqishme politike që rezultoi të jetë rrugë e vetme e përballjes me sulmet e njëpasnjëshme, përfundoi nëmes tjerash kryetari Memedi.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share