Lëndohet rëndë një person kurse tre të tjerë më lehtë në aksidentin që ndodhi në rrugën Zubovc-Debresh

Mbrëmë rreth orës 23 e 40 në rrugën lokale Zubovcë-Debresh, shoferi nga fshati Vrapçishte, duke vozitur makinën e tipit micubishi pajero, me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethimin anës rrugës. Lëndime të rënda ka marrë bashkudhëtari A.M.(24) nga fshati Vrapçishtë, ndërsa vozitësi dhe bashkudhëtarët tjerë E.Z.(23), Ç.Sh.(24), të dy nga fshati i njejtë, kanë marrë lëndime të lehta trupore”, thonë nga MPB.

Ata janë dërguar në Qendrën e urgjencës në Gostivar për ndihmë mjekësore. Ndërkaq policia ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share