Tanja Fajon: Franca ka marrë peng tërë BE-në

Franca ka marrë peng të gjithë Bashkimin Evropian, tha Tanja Fajon, eurodepute e njohur sllovene, së fundi kryetare e Komitetit të Stabilizim-Asociimit të Parlamentit Evropian në Serbi.

Duke komentuar veton franceze për mos’hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, ajo tha se nuk ishte një moment i lavdishëm për BE.

“Franca e ka marrë peng të gjithë Unionon “, tha ajo, duke shtuar se angazhimi i BE-së për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor tani po testohet, kështu që, përveç Francës, kur bëhet fjalë për vendet e tjera të Ballkanit, kemi edhe Holandën, Danimarkën, Gjermaninë, dhe kjo atmosferë po ndryshon disi.

Ajo theksoi se integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë dhe mbeten një politikë e rëndësishme strategjike në “interesin tonë të përbashkët”.

Ajo kujtoi që një rezolutë u miratua kohët e fundit nga Parlamenti Evropian duke thënë se, natyrisht, i gjithë Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, që ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share