Ftesë për debat publik për Propozim-Programin zhvillimor të Komunës së Gostivarit për vitin 2020

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari i fton të gjith qytetarët e interesuar që të marrin pjesë në debatin publik për Propozim-Programin zhvillimor të Komunës së Gostivarit për vitin 2020 :

Debati do të mbahet në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, të hënën (11.11.2019) me fillim në ora 11:00.

Pjesëmarrësit në debat do të mund të shpalosin vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me Programin e propozuar. Të gjitha sugjerimet e arsyeshme do të merren parasysh dhe do të inkorporohen në propozim-Program.

Inkurajohen këshilltarët komunalë, ekspertët, punonjësit joqeveritar, përfaqësuesit e bashkësive lokale dhe në përgjithësi qytetarët e interesuar, që të marrin pjesë në debat dhe të japin kontributin e tyre për hartimin e përbashkët të Propozim-programit zhvillimor të Komunës së Gostivarit për vitin 2020, me qëllim që ai të reflektojë nevojat reale të qytetarëve dhe të jetë i zbatueshëm

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share